Gjen kuletën me plot para dhe e dorëzon në polici
BKT
Lajme

Gjen kuletën me plot para dhe e dorëzon në polici

M.Shefkiu/RTKLive

Një veprim human i qytetarit Shpëtim Kabashi nga Istog, po shpërndahet si shembull i përgjegjësisë qytetare. Më 5 mars 2026, ai gjeti një kuletë të humbur në qytetin e Junik dhe vendosi ta dorëzojë menjëherë në polici.

Në kuletë ndodheshin 445 funta angleze, 50 franga zvicerane, 10 euro, 42,600 lekë shqiptare, si dhe pesë karta bankare.

Më 6 mars, Policia e Kosovës identifikoi pronarin e kuletës dhe e ftoi në Stacionin Policor të Junikut, ku qytetari Kabashi i ktheu të gjitha paratë dhe kartat e humbura.

Policia falënderon Shpëtim Kabashin për veprimin e tij të ndershëm, duke e konsideruar një shembull të shkëlqyer të përgjegjësisë qytetare dhe solidaritetit. Ky rast tregon se ndershmëria dhe kujdesi për të tjerët janë vlera që nuk duhet të mungojnë në shoqërinë tonë.


MË SHUME NGA Lajme