Bayern fiton bindshëm dhe afrohet edhe më shumë me titullin
BKT
Sport

Bayern fiton bindshëm dhe afrohet edhe më shumë me titullin

Uran Krasniqi / RTKLive

Bayern Munich ka bërë një tjetër hap të madh drejt titullit në Bundesliga, pasi e ka mposhtur me rezultat 4-1 ekipin e Borussia Mönchengladbach në stadiumin "Allianz Arena".

Skuadra bavareze e ka dominuar ndeshjen edhe pse ka luajtur pa sulmuesin kryesor Harry Kane. Në vend të tij ka shkëlqyer Nicolas Jackson, i cili ka kontribuar në fitore.

Goli i parë ka ardhur kur Leon Goretzka ka asistuar për Luis Díaz, i cili ka realizuar nga zona. Para përfundimit të pjesës së parë, Konrad Laimer e ka shënuar golin e dytë pas një aksioni të mirë të vendasve.

Në pjesën e dytë, ndeshja është bërë edhe më e lehtë për Bayern kur mesfushori i 'Gladbach, Rocco Reitz, është përjashtuar me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Jackson. Nga pika e bardhë ka shënuar Jamal Musiala.

Goli i katërt për Bayern ka ardhur sërish nga Jackson, ndërsa për mysafirët golin e nderit e ka realizuar talenti i ri, Wael Mohya.

Kjo ka qenë fitorja e pestë radhazi në kampionat për Bayern, që tashmë ka krijuar epërsi prej katërmbëdhjetë pikësh në krye të tabelës. Në ndeshjen e ardhshme bavarezët do të përballen me Atalanta në "Champions League".