7 Marsi shënon Ditën e Mësuesit, një datë e veçantë për arsimin shqiptar
BKT
Lajme

7 Marsi shënon Ditën e Mësuesit, një datë e veçantë për arsimin shqiptar

Arbana Hajredinaj /RTK

Dita e 7 Marsit shënon Ditën e Mësuesit dhe është një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për të gjithë mësimdhënësit që me përkushtim dhe punë të palodhur kontribuojnë në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

Nxënësit përmes aktiviteteve simbolike kanë falënderuar mësuesit e tyre për dijen dhe mbështetjen që u japin çdo ditë. Për ata që ia kanë kushtuar jetën arsimit, kjo ditë mbetet një moment i veçantë kujtese dhe vlerësimi për profesionin e tyre.

 “Kam një privilegj të marr urime për ditën e mësuesit, sepse jeta ime e mësuesit ishte 42 vjeçare. Edhe besoj që unë edhe gjithë kolegët tjerë që janë pensionuar ose ata që punojnë, e meritojnë një vëmendje, së paku një bisedë, së paku një mirënjohje, kurse atyre që janë në punë ju uroj punë të mbarë e suksese”, ka thënë Musa Prelvukaj, ish mësimdhënës

Dita e Mësuesit në Kosovë filloi të shënohej edhe gjatë viteve ‘90, kur mësimi zhvillohej në kushte të vështira, shpeshherë në shtëpi private. Në atë periudhë, arsimi shqip u mbajt gjallë falë përkushtimit të mësuesve dhe organizimit të institucioneve arsimore të kohës.

 “Në vitet 90-ta ishim në shqip-shkolla, Ministria e Arsimit në egzil atëherë e futi në kalendar ditën e mësuesit që deri më atëherë nuk ishte. Po në të vit e futi edhe si me thënë dekret ndoshta është pak e rëndë të themi, që çdo shkollë duhet të ketë portretin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, nëpër zyre, nëpër klasa, etj., u bë një vetëdijesim dhe ma i mirë në aspektin e mësimit e të kulturës kombëtare”, ka shtuar Prelvukaj

Sot, 7 Marsi mbetet një ditë falënderimi dhe respekti për të gjithë mësimdhënësit, të cilët me punën e tyre vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin dhe formimin e shoqërisë.


MË SHUME NGA Lajme