12:32 / 09.03.2026
Alexis Mac Allister pëlqehet nga gjiganti spanjoll
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Mesfushori i Liverpool, Alexis Mac Allister, raportohet se është në listën e dëshirave të Real Madrid për afatin kalimtar të verës 2026.
27 vjeçari iu bashkua Liverpool-it në verën e vitit 2023 nga Brighton & Hove Albion për një shifër totale prej 55 milionë euro, duke përfshirë shtesat, dhe ka kontratë me klubin deri në vitin 2028.
Sipas medieve spanjolle, Real Madrid është tërhequr nga stili i lojës së Mac Allister, duke e krahasuar atë me mesfushorin kroat Luka Modric.
Mac Allister ka qenë pjesë e Liverpool-it që nga vera e 2023-s, dhe performanca e tij në mesfushë e ka bërë një nga lojtarët më të ndjekur nga gjigantët evropianë.























