Chelsea-s-Wrexham, ishte ndeshje e jashtëzakonshme, thotë Rooney
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Legjenda angleze, Wayne Rooney, e ka vlerësuar lart përballjen në FA Cup mes Chelsea-s dhe Wrexham.
Chelsea e kaloi sfidën vetëm pas kohës shtesë, duke fituar 4-2 në ‘Racecourse Ground’, por Wrexham surprizoi duke kaluar në avantazh falë golave të Sam Smith dhe lojtarit më të mirë të ndeshjes, Callum Doyle.
Skuadra e menaxhuar nga Liam Rosenior e sfidoi maksimalisht Chelsea-n.
Pavarësisht fitores së klubit londinez, Rooney e përshkroi këtë ndeshje si një spektakël të vërtetë dhe tha se e ka shijuar më shumë se shumë përballje të tjera, madje edhe më shumë se një ndeshje të Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar.
“E dini çfarë? Mendoj se kjo ka qenë ndeshja që më ka kënaqur më shumë që nga koha kur kam ndaluar së luajturi futboll,” ka deklaruar Rooney për ‘BBC Sport’.























