Lirohet qarkullimi i automjeteve në Jarinjë
BKT
Foto arkiv
Lajme

Lirohet qarkullimi i automjeteve në Jarinjë

Medina Pasoma / RTKlive

(E përditësuar) Është liruar qarkullimi i automjeteve në dalje të pikës kufitare në Jarinjë.

“Kompania për mirëmbajtje të rrugëve nga Serbia, e ka përfunduar punën, mirëpo është krijuar kolona prej 1500 m, ku pritja është dy orë”, ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Bllokimi i automjeteve zgjati afërisht dy orë.

Bllokohet qarkullimi i automjeteve në Jarinjë, shkak pastrimi me bager

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është bllokuar qarkullimi i automjeteve në dalje të pikës kufitare në Jarinjë.

“Më datë, 09.03.2026, prej orës 10:10, është bllokuar qarkullimi i automjeteve ne dalje të PKK Jarinje, për shkak se në anën e  Serbisë, janë duke e pastruar rrugën me bager dhe kamionë, kështu që asnjë automjet nuk mund të levizë”, vazhdon njoftimi.


MË SHUME NGA Lajme