‘Butësia kontrollon fortësinë’, ekspozita që nxjerr në dritë xhudistet
BKT
Kulturë

‘Butësia kontrollon fortësinë’, ekspozita që nxjerr në dritë xhudistet

Medina Pasoma / RTKlive

Artistet vizuale Anaïs Horn dhe Verena Walzl do të hapin për herë të parë në Kosovë ekspozitën e tyre, të cilën e kanë quajtur “Butësia kontrollon fortësinë” dhe do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Ekspozita do të vjen nën kurimin e Blerta Hoçias, teksa do të sjellë para publikut kërkimin e tyre artistik, duke eksploruar idetë e heroizmit, disiplinës dhe forcës së heshtur të butësisë.

“Përmes portreteve monumentale, tekstit dhe elementeve performative, ekspozita reflekton mbi mënyrën se si shoqëritë bashkëkohore riformësojnë figurën e heroit, dhe e bëjnë këtë duke marrë në shqyrtim një praktikë sportive të papritur - xhudon”, thuhet në njoftimin e ekspozitës.

Bëhet e ditur se artistet kanë vënë fokusin e tyre te vajzat e reja që ushtrojnë këtë sport.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 15 maj 2026.


MË SHUME NGA Kulturë