15:25 / 09.03.2026
Bunjaku shpallet `European Shooting Stars 2026`, Rama: Përfaqësim dinjitoz
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se aktorja kosovare Fatlume Bunjaku është përzgjedhur “European Shooting Stars 2026” në kuadër të Berlin International Film Festival (Berlinale), një nga platformat më të rëndësishme në Evropë për promovimin e aktorëve me potencial ndërkombëtar.
Rama theksoi se kryeqyteti e ka nderuar aktoren me mirënjohje për këtë arritje dhe për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.























