19:22 / 09.03.2026
Rodri gjobitet pas komenteve për gjyqtarin
Uran Krasniqi / RTKLive
Mesfushori i Manchester City, Rodri, është gjobitur me tetëdhjetë mijë funte nga Federata Angleze e Futbollit për komentet e bëra pas barazimit 2:2 ndaj Tottenham Hotspur.
Rodri ka qenë i pakënaqur me vendimin që goli i Dominic Solanke të pranohej.
Pas ndeshjes, mesfushori spanjoll ka kritikuar gjyqtarin Robert Jones, duke thënë se nuk ishte e drejtë që ekipi i tij të trajtohej në atë mënyrë.
Federata angleze e ka konsideruar deklaratën e tij si të papërshtatshme, pasi sipas tyre ajo vinte në dyshim integritetin e gjyqtarëve.
Manchester City aktualisht mban vendin e dytë në Premier League, shtatë pikë prapa liderit Arsenal.























