09:37 / 10.03.2026
Themelohet Komisioni i Ankesave për vendimet e Inspektoratit të Punës
Emine Hoti/RTKlive
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se ministri Andin Hoti ka marrë vendim për themelimin e Komisionit të Ankesave, i cili do të shqyrtojë ankesat ndaj vendimeve përfundimtare të inspektimeve të nxjerra nga Inspektorati Qendror i Punës.
Sipas njoftimit të ministrisë, ky vendim është marrë me qëllim që të adresohet çdo ankesë apo paqartësi që qytetarët apo subjektet mund të kenë lidhur me vendimet e këtij institucioni.
“Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare fton të gjithë qytetarët që në përputhje me ligjin dhe me afatet e parapara, ta shfrytëzojnë të drejtën për t’i adresuar ankesat në ministri”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.























