Dogana me aksion në pesë biznese, sekuestron mallra në vlerë 800 mijë euro
BKT
Lajme

Dogana me aksion në pesë biznese, sekuestron mallra në vlerë 800 mijë euro

Medina Pasoma / RTKlive

Dogana e Kosovës ka sekuestruar mallra të dyshuara për kontrabandë në vlerë rreth 800 mijë euro.

Sipas njoftimit, aksionet e doganës u shtrinë në rreth pesë lokacione apo biznese, teksa mallrat e sekuestruara janë kryesisht veshje apo mbathje.

“Gjatë këtyre kontrolleve është gjetur një sasi e konsiderueshme e mbathjeve sportive me marka të ndryshme të mbrojtura, si dhe një sasi veshjesh nga tekstili. Malli i identifikuar dyshohet se nuk posedon dokumentacion përkatës për origjinën dhe zhdoganimin e rregullt në Republikën e Kosovës. Vlera e përgjithshme e mallit të sekuestruar vlerësohet të jetë rreth 800,000 euro”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Me autorizimin e prokurorit, personat e dyshuar lidhur me pronësinë e mallit janë duke u intervistuar, ndërsa malli i gjetur është duke u inventarizuar dhe konfiskuar, për t’u transportuar më pas në depot e Doganës së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme