18:03 / 10.03.2026
Haxhiu pret ambasadorin francez, flasin për thellim të bashkëpunimit
Gentiana Kelmendi/RTKlive
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi sot takim me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
"Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës dhe për kontributin e saj në zhvillimin demokratik dhe perspektivën evropiane të vendit", thuhet në njoftimin e Kuvendit.























