Reforma në drejtësi në fokus të takimit të Nimonit me Zyrën e BE-së
Blerim Halimi | RTKlive
Reforma në Drejtësi, Agjenda Legjislative, Plani i Rritjes dhe Agjenda Evropiane e Reformave ishin në fokus të takimit që zëvendësministri i Drejtësisë, Genc Nimoni pati sot me përfaqësuesit e zyrës për çështje ligjore dhe asaj për bashkëpunim në kuadër të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Fotini Antonopoulou, Alfons Lentze dhe Afërdita Smajli Kalaja.
Sipas njoftimit nga ministria, gjatë këtij takimi palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe konfirmuan angazhimin në drejtim të avancimit tutje të këtyre proceseve.
“Zëvendësministri Nimoni, shprehu përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe angazhimin në drejtim të forcimit sundimit të ligjit, në jetësimin e proceseve reformuese në drejtësi si dhe në realizmin e Agjendës Legjislative dhe asaj evropiane të reformave”, thuhet në njoftim.























