Filharmonia sjell koncert për nxënësit
BKT
Kulturë

Filharmonia sjell koncert për nxënësit

Shqipe Gashi|RTKlive

Kori i Filharmonisë së Kosovës ka mbajtur një koncert të veçantë për fëmijë në kuadër të programit “Arti në shkolla”, duke sjellë përvojë artistike për rreth 150 nxënës.

Sipas njoftimit të Filharmonisë, në këtë koncert, nxënësit patën mundësinë të dëgjojnë vepra të ndryshme korale nga kompozitorë vendorë dhe të huaj. Aktiviteti u shoqërua edhe me bashkëveprim me publikun, ku disa prej nxënësve u ngjitën në skenë për të provuar rolin e dirigjentit dhe për të marrë pjesë në interpretimin e disa pjesëve korale.

Pjesë e koncertit ishin nxënësit e klasave të dyta dhe të treta nga shkollat fillore “Naim Frashëri” dhe “Faik Konica”.

Programi “Arti në shkolla” synon afrimin e nxënësve me artin dhe muzikën, duke ofruar përvoja edukative dhe kulturore përmes aktiviteteve të drejtpërdrejta artistike. 


MË SHUME NGA Kulturë