Bogujevci pret në takim ambasadorin e Irlandës
BKT
Kulturë

Bogujevci pret në takim ambasadorin e Irlandës

Shqipe Gashi|RTKlive

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka pritur në takim ambasadorin e Irlandës për Hungarinë dhe Kosovën, Ragnar Almqvist, i shoqëruar nga Bence László Gonda.

Sipas njoftimit nga MKT-ja, gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Irlandës në fushat e kulturës dhe turizmit, si dhe për zhvillimin e iniciativave të përbashkëta që promovojnë vlerat kulturore dhe shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve.

Bogujevci theksoi rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare për avancimin e kulturës dhe turizmit, duke shprehur gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit me institucionet dhe organizatat nga Irlanda.


MË SHUME NGA Kulturë