Dorëhiqet kryetarja dhe kryesia e GUXO në Deçan, shkak situata me Osmanin
BKT
Lajme

Dorëhiqet kryetarja dhe kryesia e GUXO në Deçan, shkak situata me Osmanin

Medina Pasoma / RTKlive

Kryetarja e degës së Partisë Guxo në Deçan, Rabije Nezir Haklaj ka njoftuar se ajo dhe kryesia e degës në këtë komunë kanë dhënë dorëheqje, si revoltë për mos zgjedhjen e Vjosa Osmanit për një mandat të dytë si presidente.

“Ajo që ndodhi këto ditë, neve si Degë e Partisë Guxo në Deçan, që, jo vetëm na indinjoi, por edhe na zhgënjeu pa masë, ishte një tradhëti e pastër nga partneri i koalicionit, i cili, ndonëse e shihte vullnetin masiv të qytetarëve falë punës së jashtëzakonshme të Presidentes Dr. Vjosa Osmani në përfaqësimin aq dinjitoz të qytetarëve dhe të Republikës sonë, veproi në mënyrë të papranueshme”, ka shkruar ajo në facebook.

Sipas saj, Osmani përveç që nuk gjeti mbështetje nga LVV për rikandidimin e saj, edhe iu denigrua figura e saj.

“Pikërisht për këtë arsye, kjo situatë çoi në dorëheqjen time të parevokueshme si themeluese dhe Kryetare e Degës së Partisë Guxo në Deçan, së bashku me Kryesinë dhe anëtarësinë, duke bërë që, që nga sot, më 12 mars 2026, Dega e Partisë Guxo në Komunën e Deçanit të japë dorëheqje kolektive dhe të parevokueshme, si dhe të pushojë çdo funksion dhe mbështetje të mëtejshme për Partinë Guxo”, vazhdon postimi i saj.

Më herët për shkak të kësaj situate dorëheqje nga partia dha edhe deputeti Haxhi Avdyli.


MË SHUME NGA Lajme