Sekuestrohen cigare pa banderola në garazhin e një shtëpie në Prishtinë
BKT
Lajme

Sekuestrohen cigare pa banderola në garazhin e një shtëpie në Prishtinë

Valmira Saraçi|RTKlive

Pako me cigare të kontrabanduara, pa banderola në vlerë rreth 15 mijë euro janë gjetur e sekuestruar nga Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në një garazhë shtëpie në Prishtinë.

Ndërkohë, sipas Doganës së Kosovës shmangiet nga pagesa e taksave dhe detyrimeve doganore llogariten të jenë mbi 30,000 euro.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 44 pako cigare pa banderola, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës. Vlera e përgjithshme e këtyre cigareve vlerësohet të jetë rreth 15,000 euro, ndërsa shmangiet nga pagesa e taksave dhe detyrimeve doganore llogariten të jenë mbi 30,000 euro", njofton Dogana e Kosovës.

Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, personi i dyshuar, njëkohësisht pronar i mallit është intervistuar lidhur me rrethanat e rastit, ndërsa malli i gjetur është konfiskuar.

Dogana e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të ligjshëm, duke bashkëpunuar ngushtë me organet e drejtësisë për trajtimin e rasteve të tilla.


MË SHUME NGA Lajme