Bogujevci takon delegacionin e Ambasadës së Luksemburgut
Shqipe Gashi|RTKlive
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci, së bashku me zëvendësministren Nora Arapi-Krasniqi, kanë pritur në takim një delegacion të Ambasadës së Luksemburgut, të kryesuar nga shefi i ambasadës Eric Dietz.
Në takim morën pjesë gjithashtu Jessica Spaus nga LuxDev dhe Jetlirë Krasniqi nga Ambasada e Luksemburgut.
Gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut në fushën e kulturës, turizmit dhe kinematografisë, si dhe për zhvillimin e iniciativave dhe projekteve të përbashkëta që synojnë promovimin e kulturës dhe industrive kreative.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës, ministrja Bogujevci ka shprehur gatishmërinë e institucionit për realizimin e nismave të përbashkëta, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të partneritetit ndërmjet dy vendeve për zhvillimin e sektorëve kulturorë dhe turistikë.























