Gashani pret Guerot,Kosova–Franca thellojnë bashkëpunimin në sport dhe rini
Kimete Kasumi/ RTKlive
Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, priti sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me fokus të veçantë në fushën e rinisë dhe sportit.
Gjatë takimit, sipas njoftimit të ministrisë së Sportit dhe Rinisë, ministri Gashani falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për zgjerimin e projekteve të përbashkëta, përfshirë shkëmbimet rinore dhe iniciativat që synojnë zhvillimin e sportit dhe fuqizimin e të rinjve.
Të dy palët ranë dakord për rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe identifikimin e projekteve konkrete që do të forcojnë edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Francës.























