Shpallet konkursi për Çmimet Vjetore të Artit dhe Kulturës 2026
BKT
Kulturë

Shpallet konkursi për Çmimet Vjetore të Artit dhe Kulturës 2026

Shqipe Gashi|RTKlive

Ministria e Kulturës ka shpallur konkursin për ndarjen e Çmimeve Vjetore të Artit dhe Kulturës për vitin 2026, me qëllim vlerësimin dhe promovimin e krijuesve dhe performuesve që kanë dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin e artit dhe kulturës në vend.

Sipas njoftimit të ministrisë, përmes këtij konkursi synohet të mbështeten dhe të promovohen arritjet e artistëve në fusha të ndryshme të krijimtarisë artistike.

Institucionet, organizatat, asociacionet profesionale, si dhe individët ftohen të propozojnë kandidatët për kategoritë e ndryshme të çmimeve në fushat e letërsisë, arteve skenike, kinematografisë, muzikës, artit pamor, vallëzimit dhe arkitekturës, si dhe për çmimet për përfaqësim ndërkombëtar dhe për krijuesit e rinj.


MË SHUME NGA Kulturë