16:25 / 12.03.2026
Haxhiu pret ambasadorin zvicran, premtohet vazhdim bashkëpunimi
Medina Pasoma / RTKlive
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher.
“Gjatë bashkëbisedimit ajo theksoi marrëdhëniet e qëndrueshme dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, si dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në fusha që kontribuojnë në zhvillimin demokratik dhe institucional të vendit”, njofton zyra për media e Kuvendit.
Kryetarja Haxhiu vlerësoi rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
























