Elita e hendbollit rikthehet nesër mbrëma me disa duele interesante
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Superliga e Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve, rikthehet nesër mbrëma me ndeshjet e xhiros së 22-të.
Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiro do të luhen nesër mbrëma prej orës 20:00.
Tri skuadrat kryesore synojnë fitore të reja, ndërsa rivaliteti më i madh pritet në sfidën Llapi – Vëllaznimi, që zhvillohet në Podujevë.
Ndeshja e kaluar mes këtyre dy skuadrave, e zhvilluar në Gjakovë, përfundoi baras 27-27. Të dy ekipet synojnë të sigurojnë pjesëmarrjen në plejof, megjithëse Vëllaznimi ndodhet në pozitë më të mirë tabelare, me 20 pikë, ndërsa Llapi renditet i pesti me 15 pikë.
Lideri i klasifikimit, Kastrioti, do të luajë në Prishtinë kundër Prishtina. Kampioni aktual, Rahoveci, përballet në shtëpi me Vushtrria, ndërsa Besa Famgas pret Trepçën.
Në Ligën e Parë të hendbollistëve vazhdon xhiroja e nëntë: të shtunën prej orës 14:00 luhet ndeshja Ulpiana – Drenica, të dielën nga ora 17:00 në Deçan takohen Istogu – Drita, ndërsa të hënën nga ora 19:00 luhet Prizreni – Deçani.























