Dyshimet për spiunazh, Shehollit i zgjatet paraburgimi edhe dy muaj
Gentiana Kelmendi/RTKlive
Gjykata e Prishtinës i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Fatmir Shehollit, për veprën penale `Spiunazhi`.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi, e cila ka theksuar se masa do të llogaritet deri me datë 08.05.2026.
"Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH. i dyshuar për veprën penale Spiunazhi, gjyqtarja e procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, përmes Aktvendimit të datës 09.03.2026 ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, e cila masë do të llogaritet deri me datë 08.05.2026", ka deklaruar zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës.
Fatmir Sheholli është arrestuaratmir më 09 tetor 2025 nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të “spiunazhit”, bazuar në nenin 124, paragrafi 3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.























