Ekspozita ‘Prekazi dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare’ në Bernë
BKT
Kulturë

Ekspozita ‘Prekazi dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare’ në Bernë

Nën titullin "Prekazi dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare", fotografi Sefer Aliçkaj do të prezantojë ekspozitën e tij personale në Bernë të Zvicrës në kuadër të manifestimeve përkujtimore në nderim të sakrificës sublime të familjes Jashari.

Ekspozita, e cila organizohet nga Këshilli Organizues i Shoqatave Kulturore Shqiptare në Zvicër, synon të përcjellë përmes artit historinë, qëndresën dhe emocionet që lidhen me Epopenë e UÇK-së dhe sakrificën që ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës. Ekspozita hapet më 14 mars në orën 13:00, në “Kursaal Arena – Kursaal Bern”, teksa hyrja do të jetë falas.


MË SHUME NGA Kulturë