Arian Gashi zgjidhet kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës
BKT
Lajme

Arian Gashi zgjidhet kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Arlinda Sejda / RTK

(Plotësuar 10:05) Arian Gashi është zgjedhur kryesues i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të këtij këshilli, Gashi ka marrë 4 vota nga anëtarët e KPK-së. Ai ishte në garë me Milot Krasniqin.

Dardan Vuniqi është zgjedhur zëvendës kryesues i KPK-së me votim të hapur dhe me 6 vota.

Këshilli Prokurorial zgjedh sot kryesuesin

Këshilli Prokurorial i Kosovës po zhvillon një mbledhje të jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Në garë janë dy kandidatë: Arian Gashi dhe Milot Krasniqi. Anëtarët e KPK-së do të zgjedhin kryesuesin me votim në kuti.


MË SHUME NGA Lajme