10:18 / 13.03.2026
Fillojnë xhirimet e filmit imersiv “214772” nga Enis Saraçi
Shqipe Gashi|RTKlive
Kanë filluar xhirimet e filmit të shkurtër “214772”, me skenar dhe regji nga Enis Saraçi.
“214772” është një film imersiv që eksploron emocionet e një fëmije gjatë kohës së luftës. I ndërtuar përmes fragmenteve poetike dhe pamjeve arkivore, filmi trajton ndjenjën e zhvendosjes dhe humbjet shpirtërore që sjell lufta, duke sjellë një reflektim intim mbi përjetimet e fëmijërisë në rrethana të jashtëzakonshme.
Filmi është prodhim i SK Pictures, me producent Samir Karahoda, dhe realizohet me përkrahjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës.























