Superliga e basketbollit vjen sot me derbin e ‘nxehtë’ Bashkimi-Trepça
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të xhiros së 24-të.
Padyshim se sfida kryesore do të luhet ndërmjet nënkampionit Bashkimit dhe kampiones, Trepça, njëherësh edhe vendi i dytë kundër vendit të parë. Këto dy skuadra u përballën edhe në dy finalet e fundit të Kupës, ku fituan ‘Xehetarët’.
Në elitën e basketbollit, prizrenasit janë në vendin e dytë me 16 fitore e shtatë humbje, kurse mitrovicasit 21 fitore e tri humbje, duke regjistruar 15 fitore radhazi. Kjo sfidë pritet të jetë interesante para “Play-off”-it, që këtë edicion pritet të jetë i jashtëzakonshëm.
Ndërkohë, në duelin tjetër të ditës së sotëm do të ndeshen GO+ Peja me Borën. Pejanët kanë dhjetë fitore e 13 humbje, derisa prishtinasit 12 fitore e 11 humbje.
Kampionati po hyn në fazën e fundit, ku çdo ndeshje është vendimtare dhe skuadra po luftojnë në maksimum për synimet që i kanë.
Superliga/Java 24
E diel
19:30 GO+ Peja - Bora
19:30 Bashkimi - Trepça























