Gashani uron Drin ‘Makazze’ Shaqirin për triumfin në ESL Pro League 2026
BKT
Sport

Gashani uron Drin ‘Makazze’ Shaqirin për triumfin në ESL Pro League 2026

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, thënë se triumfi i Drin “Makazze” Shaqirit në ESL Pro League 2026, është një arritje e rëndësishme për të rinjtë nga Kosova dhe një dëshmi se talentët tonë po arrijnë suksese të mëdha në garat ndërkombëtare.

Drin “Makazze” Shaqiri u shpall kampion i turneut prestigjioz ESL Pro League 2026 në lojën Counter-Strike, pas finales së zhvilluar në Stockholm.

Fitorja në këtë turne konsiderohet një nga arritjet më të mëdha për një lojtar shqiptar në e-sports, pasi ESL Pro League është ndër garat më prestigjioze në botë për Counter-Strike.

Ministri Blerim Gashani, e vlerësoi këtë sukses si një moment të rëndësishëm për të rinjtë e Kosovës, duke theksuar se arritjet e tilla tregojnë se talentet kosovare po depërtojnë gjithnjë e më shumë në skenën ndërkombëtare të sporteve elektronike.

“Drin ‘Makazze’ Shaqiri fiton turneun e madh në Counter-Strike dhe shpallet kampion i ESL Pro League 2026. Drin ‘Makazze’ Shaqiri, 19 vjeç, me ekipin Natus Vincere është shpallur kampion i ESL Pro League 2026 në Counter-Strike në finalen e zhvilluar në Stokholm. Përveç triumfit me ekipin, Makazze u shpall edhe MVP i turneut, duke u vlerësuar si lojtari më i mirë i këtij kompeticioni. Ky triumf është një arritje e rëndësishme për të rinjtë nga Kosova dhe një dëshmi se talentet tona po arrijnë suksese të mëdha edhe në garat më prestigjioze ndërkombëtare”, ka shkruar Ministri Gashani.