Qendra Kinematografike e Kosovës uron Luana Bajramin
BKT
Kulturë

Qendra Kinematografike e Kosovës uron Luana Bajramin

Shqipe Gashi|RTKlive

Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka reaguar pas suksesit të aktores shqiptare Luana Bajrami, e cila u vlerësua me çmimin për filmin më të mirë të shkurtër në ceremoninë e Academy Awards.

Përmes një njoftimi publik, QKK shprehu krenarinë për arritjen e saj në filmin e metrazhit të shkurtër “Two People Exchanging Saliva”, duke theksuar se ky vlerësim përbën një moment të rëndësishëm jo vetëm për Bajramin, por edhe për kinematografinë shqiptare.

Sipas Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, ky çmim është dëshmi e talentit dhe potencialit që artistët shqiptarë po tregojnë në skenat më prestigjioze ndërkombëtare, si dhe një hap i rëndësishëm për promovimin dhe zhvillimin e filmit shqiptar në arenën globale.

Në reagimin e saj, QKK i uroi suksese aktores dhe të gjithë ekipit të filmit, duke e cilësuar këtë arritje si një moment krenarie për kinematografinë shqiptare.

Filmi “Two People Exchanging Saliva”, është realizuar nga regjisorët Natalie Musteata dhe Alexandre Singh, ndërsa në kast luajnë Zar Amir Ebrahimi, Luàna Bajrami dhe Aurélie Boquien, me narracion nga Vicky Krieps.


MË SHUME NGA Kulturë