22 vjet nga trazirat e marsit
BKT
Në Fokus

22 vjet nga trazirat e marsit

RTKLive

Më 17 mars 2004 shpërthyen protestat që më vonë do të njiheshin si Trazirat e Marsit 2004 në Kosovë. Ato zgjatën dy ditë dhe gjatë kësaj periudhe humbën jetën 20 civilë, ndërsa mbi 900 persona u plagosën, shumica prej tyre shqiptarë.

Ngjarjet nisën pas raportimeve në media se "tre fëmijë shqiptarë ishin mbytur në lumin Ibër, duke tentuar t’i shpëtonin ndjekjes nga një grup të rinjsh serbë".

Megjithatë, rrethanat e plota të kësaj tragjedie nuk u zbardhën kurrë plotësisht.

Një nga fëmijët që mbijetoi deklaroi para mediave se ata ishin ndjekur dhe, gjatë përpjekjes për t’u larguar, disa prej tyre përfunduan në lumë ku edhe u mbytën.

Të nesërmen, më 17 mars, protesta shpërthyen në shumë qytete të Kosovës dhe shpejt u shndërruan në përplasje të dhunshme.

Fillimisht, protestat kishin në shënjestër administratën e UNMIK-ut, por situata doli jashtë kontrollit.

Gjatë trazirave u dogjën shtëpi dhe kisha serbe, ndërsa në zonat me shumicë serbe u sulmuan edhe prona shqiptare. Në reagim, në Serbi u raportuan raste të djegies së disa xhamive.


MË SHUME NGA Në Fokus