Nisin provat për shfaqjen “Pylli” në Teatrin e Prizrenit
BKT
Kulturë

Nisin provat për shfaqjen “Pylli” në Teatrin e Prizrenit

Shqipe Gashi|RTKlive

Në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren kanë filluar provat për shfaqjen më të re “Pylli”, me regji të Erson Zymberit dhe dramaturgji nga Florian Zeller.

Shfaqja ndjek historinë e Pierre, një mjek i suksesshëm, bashkëshort dhe baba, jeta e të cilit duket e qetë dhe e rregullt.

Por një marrëdhënie jashtëmartesore fillon të tronditë balancën mes familjes, karrierës dhe dëshirës, duke e çuar personazhin në një labirint gënjeshtrash ku kufiri mes së vërtetës dhe iluzionit bëhet gjithnjë e më i paqartë.


MË SHUME NGA Kulturë