Haxhiu priti në takim Ambasadorin e Hungarisë, Laszlo Istvan Dux
BKT
Lajme

Haxhiu priti në takim Ambasadorin e Hungarisë, Laszlo Istvan Dux

Sh.Çoçaj|RTKlive

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Istvan Dux.

Kuvendi njofton se në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit institucional e parlamentar. 

Kryetarja Haxhiu vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit me Hungarinë dhe theksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneriteteve me vendet evropiane, theksohet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme