Ambasadori gjerman sonte intervistë në RTK, temë dialogu dhe integrimi
Naser Mekolli /RTKlive
Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rajner Rudolf, në një intervistë për RTK, flet për një nga temat më të rëndësishme të kësaj jave, zbatimin e ligjit për të huajt dhe për automjetet, si dhe për kontekstin më të gjerë të dialogut, sigurisë dhe perspektivës evropiane të Kosovës.
Ambasadori gjerman flet për zbatimin e ligjit dhe dialogu me Beogradin, ai shton se këto janë kyçe për stabilitet dhe jetën e përditshme të qytetarëve. Ai, thekson rëndësinë e zbatimit të ligjit për të huajt dhe automjetet në të gjithë territorin e Kosovës, duke garantuar që ai të mos pengojë jetën e përditshme të qytetarëve.
Në një intervistë për RTK, nënvizon gjithashtu rolin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për stabilitet dhe integrim evropian, si dhe rëndësinë e respektimit të të drejtave të pakicave dhe sigurisë për të gjithë qytetarët. Rudolf vlerëson marrëdhëniet Kosovë-Gjermani si të shkëlqyera dhe mbështetjen gjermane në sektorë të ndryshëm.
Intervista speciale me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë transmetohet sonte në RTK1, në orën 21:00.























