Osmani viziton Tërnavën: Fitër Bajrami, ditë bashkimi dhe solidariteti
BKT
Foto nga Facebook
Lajme

Osmani viziton Tërnavën: Fitër Bajrami, ditë bashkimi dhe solidariteti

Naser Mekolli /RTKlive

(E plotësuar) Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite si moment bashkimi dhe afrimi ndërmjet njerëzve.

Gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës, ajo u shpreh se Bajrami është një festë që simbolizon hapjen e zemrave dhe dyerve, si dhe forcimin e vlerave njerëzore që kanë ndihmuar shoqërinë të përballojë edhe periudhat më të vështira.

“Ju uroj të gjithë qytetarëve me fat festën e Fitër Bajramit… duke shpresuar që kjo ditë të na bëjë të gjithëve bashkë, t’i hapë zemrat dhe dyert e secilit, ta rrisë solidaritetin dhe vlerat njerëzore,” tha Osmani.

Ajo theksoi se këto vlera kanë qenë vendimtare në kohë sfidash, duke shtuar se pikërisht bashkimi dhe mbështetja reciproke kanë ndihmuar qytetarët të tejkalojnë vështirësitë.

“Ky bashkim dhe hapja e zemrave na ka ndihmuar që t’i tejkalojmë kohë shumë të rënda për shtetin dhe kombin tonë,” u shpreh presidentja.

Osmani për Fitër Bajramin: Le të mbajmë gjallë solidaritetin dhe shpresën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke u shprehur me mesazhe solidariteti, harmonije dhe mirëkuptimi.

“Me fat Bajrami, qytetarë të dashur! Uroj që kjo festë të na afrojë e të na bashkojë, të rrisë solidaritetin, harmoninë dhe mbështetjen ndaj njëri-tjetrit. Uroj po ashtu që Zoti t’jua ketë pranuar lutjet dhe agjërimin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit”, shkruan Osmani.

Presidentja thekson rëndësinë e këtij momenti festiv si një mundësi për të shprehur bujarinë dhe për të mbajtur gjallë vlerat që i bashkojnë njerëzit: solidaritetin, mirëkuptimin dhe kujdesin ndaj njëri-tjetrit.

“Festa e Bajramit shënon një moment të veçantë, kur njerëzit afrohen më shumë me njëri-tjetrin dhe shprehin bujarinë e tyre. Në këtë ditë, hapen dyert dhe zemrat, duke mbjellë mirësi, sepse ajo nuk humbet kurrë, për sa kohë që ne zgjedhim ta mbajmë gjallë solidaritetin dhe shpresën”, tha Osmani.

Në përfundim, presidentja fton qytetarët që të qëndrojnë pranë atyre që kanë më shumë nevojë dhe të jenë burim shprese dhe mbështetjeje për komunitetin.

“Gëzuar dhe me fat Fitër Bajrami!”, përfundon urimi i saj.

 


MË SHUME NGA Lajme