13:36 / 23.03.2026
Haxhiu priti ambasadoren e Kroacisë, Barishiq
Medina Pasoma / RTKlive
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq
Sipas njoftimit të Kuvendit, gjatë takimit u diskutua për thellim të bashkëpunimit.
“Në këtë takim të ngrohtë e miqësor u rikonfirmuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, si dhe u diskutuan mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral. Kryetarja Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për Kosovën, në veçanti në rrugëtimin euroatlantik të vendit”, thuhet në njoftim.























