Premiera e “Bidermani dhe Zjarrvënësit” nga Max Frisch më 27 mars
BKT
Lajme

Premiera e “Bidermani dhe Zjarrvënësit” nga Max Frisch më 27 mars

Shqipe Gashi|RTKlive

Premiera e shfaqjes “Bidermani dhe Zjarrvënësit” do të mbahet më 27 mars 2026, duke filluar nga ora 20:00, duke sjellë para publikut një nga veprat e njohura të dramaturgut zviceran Max Frisch.

Nën regjinë e Agon Myftari, kjo shfaqje pritet të ofrojë një interpretim bashkëkohor të veprës që trajton tema të rëndësishme sociale dhe morale, duke reflektuar mbi përgjegjësinë individuale dhe kolektive përballë rrezikut dhe manipulimit.

Në skenë do të ngjiten aktorët: Kushtrim Qerimi, Arta Selimi, Shkëlzen Veseli, Semira Latifi, Albina Krasniqi, Edlir Gashi, Ylber Bardhi, Lum Veseli, Donika Rushiti, Lis Maliqi dhe Erdonis Gashi, të cilët pritet të sjellin një interpretim dinamik dhe të fuqishëm në skenë.

Muzika e shfaqjes është kompozuar nga Memli Kelmendi, ndërsa dramaturgjia është realizuar nga Zoga Çeta Çitaku. Skenografia nga Nicola Minssen, kurse kostumografia është punuar nga Samka Ferri.

Në ekipin realizues bëjnë pjesë edhe asistentja e regjisë Diellza Dedushi dhe inspicientja Nazmije Krasniqi, ndërsa për ndriçimin dhe tonin janë kujdesur Bujar Bekteshi dhe Arben Aliu.


MË SHUME NGA Lajme