Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë
BKT
Lajme

Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

Valmira Saraçi|RTKlive

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, në 27 vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, ka thënë se 27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi.

Presidentja tha se Kosova nuk harron, e sipas saj aleancat që mbrojnë lirinë duhet të ruhen po aq sa vetë liria.

“27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi. Kosova nuk harron. Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë”.

Këtij shkrimi përkujtues në rrjetin social Facebook, Osmani i ka bashkëngjitur edhe fjalimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës atëbotë, Bill Clinton, i cili kishte urdhëruar nisjen e fushatës bombarduese ndaj objektivave serbe, fushatë që zgjati 78 ditë.

“Sot forcat tona iu bashkuan NATO-s kundër forcave serbe që janë përgjegjëse për brutalitetin në Kosovë. Po veprojmë për t’i mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm në Kosovë nga ofensiva ushtarake, po veprojmë për ta parandaluar një luftë më të gjerë”, ishte fjalimi i 27 vjetëve më parë nga Bill Clinton, president i Shteteve të Bashkuara derisa po ua shpjegonte amerikanëve pse fushata e bombardimeve të NATO-s ishte e domosdoshme.

 

 

 


MË SHUME NGA Lajme