IHMK paralajmëron erëra të forta
BKT
Lajme

IHMK paralajmëron erëra të forta

Shqipe Gashi|RTKlive

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) paralajmëron se më 26 mars 2026, territori i Kosovës do të përballet me erëra të forta, të cilat janë kategorizuar me nivel kujdesi, kategori e verdhë.

Shpejtësia e erës parashikohet të arrijë mbi 24 metra për sekondë (rreth 85 km/h), veçanërisht në zonat mbi 1000 metra lartësi.

Këto kushte të motit mund të shkaktojnë dëmtime në objekte, pengesa në transport dhe rrezik nga rënia e pemëve apo degëve. Komuna e Prishtinës apelon që qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin zonat e pasigurta dhe të sigurojnë objektet që mund të lëvizen nga era. Autoritetet rekomandojnë ndjekjen e njoftimeve dhe përditësimeve zyrtare për motin.


MË SHUME NGA Lajme