Krerët e partive politike urojnë Kosovën: Një hap drejt Botërorit
Gentiana Kelmendi/RTKlive
Krerët e partive politike në Kosovë kanë reaguar pas fitores ndaj Sllovakisë, duke e cilësuar atë si një hap të madh drejt kualifikimit në Kampionatin Botëror.
Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, ka theksuar se tashmë ëndrra duhet të bëhet realitet edhe në Prishtinë, duke ftuar qytetarët për mbështetje në ndeshjen e radhës në “Fadil Vokrri”.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është shprehur se Kosova është vetëm një ndeshje larg historisë dhe se tashmë nuk po ëndërron më, por po e jeton ëndrrën.
Ndërkaq, Ramush Haradinaj, kreu i AAK-së, ka reaguar shkurt duke shprehur entuziazmin me fjalët: “Zemra mal, Kosovaaaa”.
Reagimet e tyre pasojnë mesazhet e krerëve shtetërorë, duke e konsideruar fitoren si një moment të rëndësishëm dhe një hap konkret drejt Botërorit.























