Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e kalueshme, por me kufizime për kamionë
Naser Mekolli /RTKlive
(E plotësuar) Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se, pas koordinimit me autoritetet e Mali i Zi, është rikthyer qarkullimi në aksin rrugor Pejë – PKK Kullë – Rozhajë dhe anasjelltas.
Sipas njoftimit, rruga aktualisht është e kalueshme vetëm për automjete të vogla, ndërsa për automjetet transportuese (kamionë) mbetet e mbyllur deri në një njoftim të ri.
Bëhet e ditur se për shkak të reshjeve të vazhdueshme, përdorimi i pajisjeve dimërore është i domosdoshëm për të gjithë drejtuesit e automjeteve.
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e kalueshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë-Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas është e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve.
Sipas njoftimit, kjo është bërë e mundur pas pastrimit të borës që ka rënë gjatë natës dhe po vazhdon të bjerë.
Për shkak të reshjeve që ende po vazhdojnë, të domosdoshme janë pajisjet dimërore, thuhet në njoftimin e kësaj qendre.























