Katër të arrestuar në Hajkobillë për kontrabandë dhe armë
BKT
Lajme

Katër të arrestuar në Hajkobillë për kontrabandë dhe armë

Em

Gjatë një operacioni të zhvilluar më 26 mars 2026 në vijën kufitare me Serbinë, në rajonin e fshatit Hajkobillë, Policia e Kosovës ka  njoftuar se arrestuar katër persona të dyshuar për tri vepra penale: kontrabandë me mallra, kalim i paautorizuar i vijës kufitare dhe mbajtje e paautorizuar e armëve të zjarrit dhe municionit.

Sipas njoftimit, ekipet patrulluese nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit, pas një vëzhgimi disa orësh, rreth orës 18:00 kanë vërejtur lëvizjen e tre traktorëve nga territori i Serbisë drejt Kosovës.

” Të njëtit janë ndaluar nga ana e zyrtarëve policorë, gjersa në afërsi të vijës kufitare është hasur një sasi e konsiderueshme e druve (trupakave) të kontrabanduara nga territori i Serbisë”, ka njoftuar Policia.

Me autorizim të prokurorit të Shtetit, policia kreu edhe bastisjen e një shtëpie në afërsi të kufirit, e dyshuar si bazë e kontrabandistëve, ku janë gjetur armë ilegale.

“Si prova materiale janë sekuestruar 3 traktorë me tërheqje, 3 pushkë gjuetie, 1 pushkë ajrore si dhe 83 fishekë të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në njoftim .

Katër personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë ndërsa rasti për procedura të mëtejme do të trajtohet nga njësitë kompetente të Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme