RTK dhe RTV FBiH zyrtarizojnë bashkëpunimin në program dhe prodhim
BKT
Në Fokus

RTK dhe RTV FBiH zyrtarizojnë bashkëpunimin në program dhe prodhim

Valbona Thaçi / RTKLive

Sot në Prizren u mbajt nënshkrimi ceremonial i Memorandumit për bashkëpunim midis dy shërbimeve publike radiotelevizive - RTK dhe RTVFBiH.

Memorandumi u nënshkrua nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës, Hysen Hundozi, dhe këshilltari i drejtorit të përgjithshëm për program dhe prodhim të RTVFBiH, Jasmin Durakoviq.

Kjo marrëveshje hapi mundësinë për bashkëpunim intensiv në program dhe prodhim, i cili do të përfshijë përmbajtje informative, dokumentare, kulturore-artistike dhe përmbajtje të tjera të të dy shërbimeve publike.

Mes tjerash u theksua se partneriteti është veçanërisht i rëndësishëm për shkëmbimin e përmbajtjes që është me interes për pakicat kombëtare boshnjake dhe serbe, përfaqësuesit e të cilëve morën pjesë në nënshkrim në zyrën e RTK-së.

E gjithë ceremonia u mbajt si pjesë e konferencës mediatike Next Gen II, e cila u organizua nga Deutsche Welle në bashkëpunim me shërbimet publike të transmetimit nga rajoni.

Ky aktivitet u cilësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit rajonal mediatik dhe përmirësimit të cilësisë së programeve publike që arrijnë një audiencë të larmishme.


MË SHUME NGA Në Fokus