Presidenti Begaj para ndeshjes me Turqinë: Forca, Kosovë!
BKT
Lajme

Presidenti Begaj para ndeshjes me Turqinë: Forca, Kosovë!

Gentiana Kelmendi/RTKlive

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur përkrahjen e tij për ekipin kombëtar të Kosovës para ndeshjes vendimtare kundër Turqisë, e cila mund t’i sigurojë Kosovës një vend në Botëror.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj shkroi: “Me zemër në Prishtinë. Forca, Kosovë!

Kjo ndeshje konsiderohet kyçe për Kombëtaren e Kosovës, e cila synon të arrijë historikisht kualifikimin në Kampionatin Botëror.

Ndeshja Kosovë–Turqi zhvillohet sonte, me fillim nga ora 20:45 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK.


MË SHUME NGA Lajme