Shuhet ëndrra e Kosovës për Botërorin 2026
BKT
Sport

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botërorin 2026

Uran Krasniqi / RTKLive

(E plotësuar, 22: 48) -Ëndrra e Kosovës për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026 është shuar, pasi është mposhtur me rezultat minimal 0-1 nga Turqia në finalen e “play-off” të zhvilluar të martën në Prishtinë.

Ndeshja është vendosur në pjesën e dytë, ku Kosova nuk e ka nisur mirë lojën dhe është ndëshkuar në minutën e pesëdhjetë e tretë. Kerem Aktürkoglu e ka shfrytëzuar një asistim të saktë brenda zonës dhe ka realizuar me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të djathtë për rezultatin 0-1.

Pjesa e parë ka qenë më e balancuar, me Kosovën që për një nuancë është shfaqur më kërkuese në sulm. Rasti më i mirë ka qenë në minutën e njëzet e tetë, kur Fisnik Asllani e ka goditur shtyllën me një gjuajtje të fortë nga distanca.

Më herët, në minutën e njëzet e një, goditja e Veldin Hoxhës është bllokuar nga mbrojtja turke, ndërsa dy minuta më pas Asllani nuk ka arritur të asistojë për Vedat Muriqin në një rast premtues.

Në minutën e njëzet e pestë, një rrëmujë në zonën e Turqisë nuk është konkretizuar nga futbollistët kosovarë, ndërsa mysafirët kanë rrezikuar me Orkun Kokçu në minutën e njëzet e shtatë, por topi ka kaluar pranë shtyllës së portës së Arijanet Muric.

Gjithashtu, Kenan Yıldız ka qenë i rrezikshëm në fillim të ndeshjes pas një gabimi të Mërgim Vojvoda, ndërsa në minutën e tridhjetë e dytë një kundërsulm i shpejtë i Turqisë është ndalur nga ndërhyrja vendimtare e Hajrizit.

Pavarësisht përpjekjeve deri në fund, Kosova nuk ka arritur ta barazojë rezultatin dhe kështu i ka dhënë fund ëndrrës për pjesëmarrje në Botërorin 2026. Kësisoji Turqia është kualifikuar në Botëror pas njëzet e katër vitesh. 

Turqia kalon në epërsi në Prishtinë

Kosova nuk e ka filluar mirë pjesën e dytë, e cila ka pësuar gol dhe tashmë është në disavantazh ndaj Turqisë.

Në minutën e pesëdhjetë e tretë, Kerem Aktürkoğlu ka shfrytëzuar një asistim të saktë brenda zonës dhe ka realizuar, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të djathtë për rezultatin 0-1.

Kosova tani përballet me një sfidë të madhe për të rikthyer rezultatin në këtë ndeshje vendimtare të “play-off”-it për Botërorin 2026.

 Pa gola mbyllet pjesa e parë e finales Kosova - Turqia

Minuta e tridhjetë e dytë ka qenë me fat për Turqinë. Vetmë shtylla e ka shpëtuar skuadrën turke nga goli. Pjesa e parë e finales së "play off" për Botërorin 2006 e zhvilluar në Prishtinë është mbyllur pa gola.

Goditja e shtyllës nga Kristjan Asllani në minutën e njëzet e tetë ka qenë momenti më i rrezikshëm i pjesës së parë.

Kosova është shfaqur për një nuancë më e mirë në dyzet e pesë minutat e para, edhe pse edhe mysafirët kanë krijuar disa raste të rrezikshme.

Në minutën e njëzet e një, goditja e Veldin Hoxhës është bllokua nga mbrojtja turke. Dy minuta më vonë, Asllani nuk ka arritur të asistojë për Vedat Muriqin në një rast premtues.

Në minutën e njëzet e pestë, një rrëmujë para portës së Turqisë nuk është konkretizuar nga futbollistët e Kosovës, të cilët nuk janë gjendur në vendin e duhur për të finalizuar aksionin.

Turqia ka reaguar në minutën e njëzet e shtatë me Kökçü, i cili ka gjuajtur drejt portës së Arijanet Muric, por topi ka kaluar shumë pranë shtyllës.

Rasti më i mirë për Kosovën erdhi në minutën e njëzet e tetë, kur Asllani ka goditur shtyllën me një gjuajtje të fortë nga distanca.

Ndërkohë, në minutat e para të ndeshjes, Kenan Yıldız ka shfrytëzuar një gabim të Mërgim Vojvodës dhe e ka rrezikuar portën e Kosovës.

Në minutën e tridhjetë e dytë, Turqia ka ndërtuar një kundërsulm të shpejtë me Yıldız, por ndërhyrja vendimtare e Hajrizit e ka shmangur rrezikun.

Nis ndeshja Kosova - Turqia

Ka nisur ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë që po zhvillohet në Prishtinë dhe është finalja e “play-off” për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Përballja transmetohet drejtpërdrejt në RTK. 

Kosova ka ardhur deri te finalja pas fitores ndaj Sllovakisë në gjysmëfinale, ndërsa Turqia e ka mposhtur Rumaninë. Fitorja e sontme do ta dërgonte skuadrën e Kosovës në Botëror për herë të parë, ndërsa nëse Turqia do të triumfonte atëherë do të behej pjesë e Botërorit pas njëzet e katër vitesh.