Nisin provat për shfaqjen për fëmijë “Sonte nuk jam vetëm” në “Dodona"
Shqipe Gashi|RTKlive
Provat për shfaqjen më të re për fëmijë “Sonte nuk jam vetëm” kanë nisur në Teatrin e Qytetit të Prishtinës “Dodona”, duke sjellë një projekt të ri artistik të dedikuar për audiencën më të re.
Kjo shfaqje realizohet si bashkëprodhim me teatrin dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, duke reflektuar angazhimin institucional për zhvillimin e artit skenik për fëmijë.
Teksti i shfaqjes është shkruar nga Dituri Neziraj, ndërsa regjinë e ka marrë përsipër Ardiana Mehmeti. Në kastin e aktorëve bëjnë pjesë Nina Ramadani, Molikë Maxhuni, Arta Lahu, Leonit Maloku, Vjosë Tasholli, Avdi Azemi dhe Roza Berisha Fejzullahu.
Skenografe Elma Azemi, kostumografen Eduarta Blakqori dhe kompozitorin Gezim Hasani, të cilët do të kontribuojnë në ndërtimin vizual dhe muzikor të shfaqjes.
Për realizimin teknik janë angazhuar mjeshtri i dritave Skender Latifi dhe ekipi i skenës, i përbërë nga Ekrem Xhaka, Bedri Maloku, Fadil Bekteshi dhe Albert Gashi.























