Liderët e partive opozitare urojnë qytetarët për Pashkët
BKT
Lajme

Liderët e partive opozitare urojnë qytetarët për Pashkët

B. Halimi|RTKlive

Liderët e partive opozitare kanë uruar qytetarët e besimit të krishterë me rastin e Pashkëve.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se në këtë të diel të Pashkëve katolike, ua uron festën të gjithë qytetarëve të besimit të krishterë.

“Së bashku po i forcojmë vlerat, respektin dhe bashkëpunimin për një shoqëri të bashkuar dhe më të drejtë për të gjithë. Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shumë gëzime në çdo familje!”, ka shkruar ai në Facebook.
E kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në urimin e tij ka thënë se kjo festë e shenjtë shënon ngadhnjimin e jetës mbi vdekjen dhe rikthimin e besimit në vlerat më të larta njerëzore.

“Pashkët janë simbol i ringjalljes së shpresës, solidaritetit dhe dashurisë mes njerëzve. Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju uroj përzemërsisht festën e Pashkëve. Le të shërbejë kjo ditë si frymëzim për më shumë mirëkuptim, bashkim dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit, me besimin se së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë”, ka shkruar Abdixhiku.

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka urua të gjithë besimtarët katolikë dhe Imzot Dodë Gjergjin. “Kjo festë e shenjtë le të sjellë paqe, mirësi dhe harmoni në familjet tuaja. Uroj gjithashtu shtetasit e huaj që shërbejnë në Republikën e Kosovës dhe familjet e tyre, si dhe Atin e Shenjtë, Papa Leoni XIV, me shpresën për njohjen e plotë të Kosovës nga Selia e Shenjtë”, ka shkruar Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme