13:20 / 05.04.2026
Haradinaj: Festat fetare gjithmonë i kemi kremtuar bashkë
Valbona Thaçi / RTKLive
Ramush Haradinaj ka deklaruar se shqiptarët gjithmonë kanë kremtuar së bashku festat fetare të njëri-tjetrit.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar se sot e ka kaluar ditën në Novosellë, në familjen e mikut të tij Pal Lekaj, si dhe në familjen Marku në Videjë të Klinës, ku kanë ndarë gëzimin e Pashkëve me kryefamiljarin Nikollën, djalin e tij Lorencin dhe anëtarët e tjerë të familjes.
“Festofshim gjithmonë të bashkuar!”, ka shkruar Haradinaj.























