16:47 / 05.04.2026
Vicianum Choir mban koncertin `Around the World` në Prishtinë
Gentiana Kelmendi/RTKlive
Nesër, më 6 prill, Vicianum Choir mban koncertin e radhës “Around the World” në Kishën Shën Ndou, duke filluar nga ora 19:30.
Kori, i themeluar nga Altin Terdevci dhe nën dirigjimin e Fidan Strumcaku, do të prezantojë një program me vepra nga kultura të ndryshme muzikore.
Në program përfshihen: “Dibaye Dibayo” (South Papua), “Me një lule” (Kosova), “Peace in the World”, “Te Iwi E” (New Zealand), “Northern Lights” (Norwegian), “Balleilakka” (India) dhe “O Bilbil / Volare” (Kosova-Italy). 























