Kurti dhe Abdixhiku nisin takimin në Kuvend për çështjen e Presidentit
BKT
Lajme

Kurti dhe Abdixhiku nisin takimin në Kuvend për çështjen e Presidentit

Blerim Halimi | RTKlive

(E plotësuar) Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvend ku ka nisur takimin e paralajmëruar me kryetarin e Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Në këtë takim do të diskutohet procesi i zgjedhjes së presidentit të ri. Abdixhiku, i cili kishte arritur më herët në Kuvend, ka deklaruar se do të prononcohet për media pas përfundimit të takimit.

Sot takimi Kurti - Abdixhiku, diskutojnë për presidentin e ri

Kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pritet të takohet sot me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.

Takimi mes liderëve të dy partive është paraparë të fillojë në orën 11:00 në Kuvendin e Kosovës.

Vetë Kurti kishte paralajmëruar të premten se nga kjo javë do të nisë takimet me krerët e opozitës për të gjetur një zgjidhje lidhur me këtë proces.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës u ka dhënë ligjvënësve më shumë se një muaj kohë për zgjedhjen e presidentit të ri, pasi më 25 mars rrëzoi dekretin e ish-presidentes, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit, pas dështimit të zgjedhjes së presidentit në seancën e 5 marsit.

Aktualisht, pozitën e presidentes është duke e ushtruar kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.


MË SHUME NGA Lajme