Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, vendoset rendi i ditës i seancës plenare
BKT
Lajme

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, vendoset rendi i ditës i seancës plenare

E.Hoti/RTKlive

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, me fillim në orën 14:00, ku do të përcaktohet rendi i ditës për seancën plenare të ardhshme.

Në propozimin e rendit të ditës për Seancën plenare të radhës janë këto pika; 1.Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme; 2.Deklarimet jashtë rendit të ditës; 3.Pyetjet parlamentare; 4.Votimi i Projektligjit nr. 10/L-015 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Sektorit Financiar të Kosovës; 5.Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-016 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika; 6.Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-017 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfW, Frankfurt am Main, për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika në sektorin e Energjisë dhe Klimës për Kosovën; 7.Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-018 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0; 8.Votimi i Propozim-Rezolutës për rritjen e çmimeve të naftë, mungesa e ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimi i drejtpërdrejtë në koston e jetesës si dhe stabiliteti ekonomik i vendit; 9.Zgjedhja e një anëtari Joprokuror në Këshillin Prokurorial të Kosovës; 10.Shqyrtimi i “Propozim-Rezolutës për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës në Kosovë 1998–1999” dhe 11.Propozimi i GP të AAK-së për emërimin e deputetes Duda Balje në komisione parlamentare.


MË SHUME NGA Lajme